Filipçe:Testim serologjik në tërë shtëpitë e pleqve në RMV

Për shkak të rasteve të fundit kur kemi nfektim të shfrytëzuesve dhe punëtorëve të shtëpive të pleqve në vend, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe paralajmëroi që nga java e ardhshme do të realizohet testim serologjik në tërë shtëpitë e pleqve.

Marketing

Ai ka njoftuar se edhe një pastruese që ka punuar në një qendër të pleqve në Gjorçe Petrov është e infektuar me Kovid-19 dhe se kolegët e saj tashmë janë në vetëizolim.

“Në Shtëpinë e pleqve në Gjorçe Petrov është diagnostikuar një pastruese e cila ka treguar se ka simptome me temperaturë trupore. Është bërë testi dhe testi i saj është pozitiv. I është bërë edhe anketë epidemiologjike sa i takon kontakteve që i ka pasur me kolegët. Një pjesë e kolegëve tashmë janë në vetëizolim”, tha Filipçe.

Gjatë ditës në një shtëpi të pleqve në Kumanovë janë infektuar 3 persona me Kovid-19.