Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” në krye me drejtorin Bekim Memeti vazhdon me realizimin e punimeve edhe gjatë kohës së pandemisë.
Kjo vijon me zbatimin në përpikëri të asaj që është jo vetëm në zona të caktuara për një infrastrukturë të përkryer, por gjithsesi se këtu në fokus janë edhe autostradat dhe i hapësirave përreth.
“Si asnjëherë më parë deri tani jemi fokusuar në pastrimin e autostradave dhe hapësirave përreth që rëndom ndodhë vetëm në shtete evropiane, sepse kështu pastrimi dhe angazhimi ka pasur, por jo me këtë rritëm si tani”, ka thënë drejtori Memeti.
Ai ka premtuar se do vazhdojë me këtë dinamikë edhe në të ardhmen në ndërkohë që në shumë vendbanime shqiptare pa dallim deri tani janë realizuar edhe shumë projekte tjera infrastrukturore.