Hakerat sulmojnë kompanitë që po kërkojnë vaksinën kundër koronavirusit

Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit, shumë shkencëtarë në të gjithë botën kanë nisur kërkimet për krijimin vaksinës.

Marketing

Ndërkohë, një zyrtare e lartë e sigurisë kibernetike në FBI deklaroi se “piratë kompjuterikë” të mbështetur nga qeveri të huaja kanë hyrë në sistemet e kompanive që kryejnë kërkime për të gjetur një vaksinë kundër koronavirusit.

Zëvendës Ndihmës drejtorja e FBI, Tonya Ugoretz iu tha pjesëmarrësve në një panel të organizuar nga “Instituti Aspen” se byroja, kohët e fundit, ka pikasur hakerat të mbështetur nga shtete të ndryshme që sulmonin një seri institucionesh të kujdesit shëndetësor dhe kërkimit.

“Ne sigurisht kemi parë veprimtari zbulimi dhe ndërhyrje në disa nga institucionet, veçanërisht tek ato që e kanë deklaruar publikisht se janë duke punuar në kërkime të lidhura me COVID,” tha ajo.

Ugoretz nënvizoi se ka kuptim për institucionet që punojnë për vaksina të mundshme të jenë objekt i sulmeve të shteteve apo kompanive të tjera që duan të marrin të dhëna./