Trump: Çlirojini shtetet që po protestojnë kundër izolimit

Presidenti amerikan, Donald Trump duket se ka përkrahur protestuesit që kanë treguar pakënaqësitë e tyre kundër ashpërsimit të masave të izolimit në disa shtete.

Marketing

Në një seri postimesh në rrjetin social Twitter, ai ka thënë: “Çlirojeni Minesotan”, “Çlirojeni Miçigenin” dhe “Çlirojeni Virxhinian”.

Protestuesit kanë thënë kufizimet e ashpra ekonomike janë duke dëmtuar qytetarët, mirëpo zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se lehtësimi i tyre mund të ndikojë në përhapje të virusit.

Shtetet e Bashkuara janë përballur me numrin më të madh të viktimave ditën e enjte, 4,591 në 24 orë.

Aktualisht SHBA-ja ka numrin më të madh të të infektuarve, 672,200 dhe të vdekurve në gjithë botën, 33,000.

Protestat, në të cilat u është bërë thirrje autoriteteve për t’i dhënë fund izolimit janë zhvilluar në Miçigen, Ohajo, Karolinën Veriore, Minesota, Utah, Virxhinia dhe Kentaki.