Rama nënshkruan vendimin e faljes së ndëshkimeve, paralajmëron qytetarët

Kryeministri Edi Rama ka nënshkruar faljen e gjobave dhe kthimin e patentave për qytetarët që u ndëshkuan për shkeljen e masave ndaj pandemisë COVID-19. Rama ka paralajmëruar se me Kodin e Ri Penal askush nuk justifikohet dhe tolerohet.

Marketing

Sipas kryeministrit, gjobat u falën jo se qytetarët nuk gabuan duke thyer masat ndaj COVID-19, por sepse në këtë situatë jemi një familje dhe meritojnë një shans të dytë. Shefi i qeverisë ka paralajmëruar se me hapjen graduale, shkeljet bëhen edhe më të rrezikshme.

STATUSI NGA EDI RAMA

🟢 GJOBAT, PATENTAT E MARRA PËR 3 VJET DHE MAKINAT E BLLOKUARA PO ASHTU PËR SHKELJE GjATË KËTYRE JAVËVE, DO T’U KTHEHEN TË NDËSHKUARVE, JO SEPSE NUK GABUAN, PO SEPSE SIDOQOFTË JEMI NJË FAMILJE NË NJË SITUATË TË JASHTËZAKONSHME, KU EDHE ATA QË U NXITUAN MERITOJNË NJË SHANS TË DYTË NË VEND TË NJË HALLI MË SHUMË!

🔴 UROJ TË MOS QË AS ATA TË MOS E PËRSËRISIN DHE AS TË TJERË TË MOS BËJNË TË NJËJTIN GABIM, SEPSE ME HYRJEN NË FUQI TË KODIT TË RI PENAL, ASKUSH NUK MUND TË JUSTIFIKOHET E TË TOLEROHET MË, TEKSA HAPJA GRADUALE I BËN SHKELJET EDHE MË TË RREZIKSHME PËR SHËNDETIN E POPULLIT

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10157654618291523