SHBA, ndihmë prej 19 miliardë dollarësh për fermerët

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi një program prej 19 miliardë dollarësh për të ndihmuar fermerët amerikanë të përballojnë ndikimin nga epidemia e COVID-19.

Marketing

“Ne do të vëmë në zbatim një program ndihme prej 19 miliardë dollarësh për fermerët dhe blegtorët tanë ët mrekullueshëm që duhet të përballen me pasojat e pandemisë botërore”, deklaroi presidenti amerikan në një konferencë të përditshme shtypi kushtuar luftës kundër epidemisë.

Ministri i Bujqësisë, Sonny Perdue theksoi se 16 miliardë dollarë do të shkonin menjëherë për fermerët dhe tre miliardët e mbetur do të shërbenin për të blerë produkte ushqimore që do të shpërndahen për më të varfëritë.

Fermerët janë një nga shtyllat e mbështetjes për drejtuesin e Shtëpisë së Bardhë, i cili po kërkon një mandat të dytë.

Paradoksalisht, miliarderi zhyti një pjesë të bujqësisë amerikane në krizë duke filluar një luftë të shtrenjtë tregtare me Kinën, Pekini u përgjigj duke synuar pikërisht këta mbështetës besnikë të presidentit.