Shkruan: Dr. Kujtim Kasami
Nijeti i mirë
Në të shumtën e rasteve individë të ndryshëm bisedojnë çështje të caktuara, zakonisht ajo që i brengos më së shumti.
Fliten e përfliten tema nga më të ndryshmet. Jemi bërë njerëz shumë të zgjuar, dijmë për gjithëçka, ekspert në të gjitha lëmit. Për çudi jemi bërë edhe mjek të mirë shumica nga ne, diagnostifikojmë dhe japim kura për shërim për gjithë llojet e sëmundjeve. E gjithë këtë duke u bazuar në nijetin e mirë që mund ta kemi.
Pa asnjë lloj dyshimi nijeti i mirë është si puna e çelsit që hap shumë dyer, por nuk mjafton vetëm çelsi, sepse çelsit i duhen edhe dhëmbëzat, sikurse nijetit të mirë që i nevojiten edhe punët e mira, dijet e mirëfillta, profesionalizmi në fushën e caktuar, thellimi në lëmin e caktuar, pragmatizmi dhe përkushtimi, përgjegjësia dhe profesionalizmi, dashuria për punë dhe motivimi, arritja e kënaqësisë me arritjen e rezultatit,… etj.
Me nijet të mirë disa njerëz të mirë analizojnë dhe japin këshilla e rekomandime për situatën e krijuar, për mënyrën e përhapjes së virusit, për mutacionet e virusit, për sëmundjen që shkaktohet nga virusi, bëhen më ekspert se mjekët, ua tejkalojnë edhe virologëve.
Kjo, edhe nuk është e keqe, se fundja një shoqëri zhvillohet kur i diskuton gjërat e nevojshme dhe nga diskutimi nxjerrim edhe zgjidhje.
Krejt në rregull, por çdo diskutim ka rregulla dhe parime, dhe apriori prihet nga njerëz të lëmisë së caktuar.
Njeriu i botës globale nga ndikimi i madh i mediave dhe posaçërisht nga mediat sociale arrinë në njohuri të gjëra, por jo të thelluara, jo gjithëçka që ndëgjon dhe lexon është e kualifikuar si e saktë dhe e vërtetë.
Në ditët e sodit njerëzit vuajnë nga fake news, lajme të rreme, të plasuara gjithëandej, të përgaditura dhe të fokusuara për të ç’ekulibruar proceset dhe rrjedhat normale të njerëzimit.
Njerëz të ndryshëm të papërgaditur për dixhitalizmin e tepruar dhe komumikimin elektronik bëjnë përpjekje të ndjekin këto trende të shpejta në zhvillim për të ndarë diçka të re apo të lexuar me të tjerët.
Nijeti i mirë jo çdoherë sjellë punë të mira, prandaj kujdes se çfarë marrim dhe çfarë japim !