Në Gostivar katër persona kanë shkelur orën policore

Gjatë natës së kaluar sipas evidencës së SPB tetove, në rajonin e Gostivarit, orën policore e kanë shkelur 4 persona. Ata janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre do të ngritën padi adekuate.

Marketing

Ndërkohë në dy hotele në Mavrovë në karantinë shtetëror gjenden 133 persona të cilët paraprakisht kanë qëndruar jashtë vendit, derisa në vetizolim gjenden 72 persona.

Policia e Gostivarit ka kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim.