Mjeku i njohur infeksionit, Pëllumb Pipero, i bashkohet Universitetit të Tetovës në fushatën sensibilizuese “Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty”

Një nga emrat e njohur të shëndetësisë shqiptare, Prof. Dr. Pëllumb Pipero, njëherazi profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, i është bashkuar fushatës sensibilizuese të UT-së, me moton: #Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty.

Marketing

Përkundër angazhimeve intensive në Infektivin e Tiranës, ai ka gjetur kohë për t’u bërë pjesë e ekipit të Universitetit të Tetovës, për të ndarë informacione të rëndësishme për pedagogët, studentët dhe qytetarët tanë në lidhje me Covid -19.

Përmes ligjëratës online, ai i thekson masat për ta parandaluar përhapjen e virusit, siç janë: distancimi social, sistemi i masave karantinë, izolimi, kufizimi, etj.

“Masa të distancimit social dhe qëndrim i zgjatur, do të thosha në kushtet e shtëpisë, për të shmangur kontaktin me virusin, e nëse dalim duhet medoemos që qytetarët të mbajnë maskë kur hyjnë në mjediset publike, të mbajnë distancën së paku një metër e gjysmë ndaj njëri-tjetrit, duhet doemos t’i lajnë duart sa më shpesh me ujë dhe sapun e të dezinfektohen me alkool, xhel, të shmangen patjetër takimet me njerëz të tjerë, të shmangen daljet nga shtëpia pa arsye, natyrisht do të thosha, çdo shtet, çdo vend ka marrë dhe do të merr masa, të cilat duhen respektuar doemos. Pra, këshilla ime e vazhdueshme është të respektohen të gjitha masat parandaluese, masat kufizuese, masat e distancimit social, nga të gjithë qytetarët e në ndërkohë do t’u thosha të gjithë qytetarëve, të cilët në këtë situatë kanë shenja të gripit të zakonshëm, siç është, temperatura, kolla, etj., por veçanërisht vështirësia e frymëmarrjes, duhet doemos ta njoftojnë Shërbimin e Urgjencës Kombëtare, apo mjekun e familjes”, deklaron doktor Pipero.

Sipas tij, kjo pandemi dhe ky virus ka tronditur themelet e botës, veçanërisht ka kolapsuar në disa vende sistemet shëndetësore. Ai, po ashtu nënvizon se ende nuk ka një protokoll mjekimi gjithëpërfshirës dhe të pranuar e të certifikuar nga OBSH-ja, sikurse akoma nuk është zbuluar një vaksinë, dhe për sa kohë nuk i kemi këto mundësi për të mjekuar apo parandaluar sëmundjen, doktor Pipero shprehet se e vetmja mundësi që kemi në dorë është të respektohen maksimalisht masat e distancimit social.

#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!

#Rri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty!Mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero i bashkohet Universitetit të Tetovës në fushatën sensibilizuese “Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty”Një nga emrat e njohur të shëndetësisë shqiptare, Prof. Dr. Pëllumb Pipero, njëherazi profesor në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Mjekësor të Tiranës dhe në Fakultetin e Shkencave Mjekësore të Universitetit të Tetovës, i është bashkuar fushatës sensibilizuese të Universitetit të Tetovës, me moton: #Ri në shtëpi, ne ligjërojmë për Ty.Përkundër angazhimeve intensive në Infektivin e Tiranës, ai ka gjetur kohë për t’u bërë pjesë e ekipit të Universitetit të Tetovës, për të ndarë informacione të rëndësishme për pedagogët, studentët dhe qytetarët tanë në lidhje me Covid -19. ⬇️

Publiée par Universiteti i Tetovës – UT sur Samedi 18 avril 2020