NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, duke e ndjekur zhvillimin teknologjik mundëson qasje deri tek shërbimet e veta në mënyrë të shpejtë, të lehtë dhe të thjeshtë, me vendosjen e aplikacionit mobil. Ujësjellësi i Shkupit është ndërmarrja e parë publike në rajon i cili e mundëson këtë shërbim për shfrytëzuesit e vet. Aplikacioni mobil është i qasshëm për Android dhe IOS.
Siç kumtoi Ndërmarrja publike, me instalimin e aplikacionit qytetarët kanë mundësi të regjistrohen si shfrytëzues elektronikë dhe përmes aplikacionit mobil të inkuadrohen deri tek profili i tyre i shfrytëzuesit, të bëjnë kontroll në numrat regjistrues të shfrytëzuesit dhe nëse kanë nevojë të shtojnë të ri ose t’i azhurnojnë të dhënat e tyre.
Nga Ujësjellësi i Shkupit u bëjnë thirrje qytetarëve që ta marrin aplikacionin e tyre mobil, të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i respektojnë rekomandimet nga institucionet kompetente për parandalimin e koronavirusit.