Pas paralajmërimit të Ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, se testimi për koronavirus është duke u bërë te të gjithë fëmijët që janë shtruar në spital në Repartin e hemato-onkologjisë, si dhe te prindërit e tyre që qëndrojnë me ta gjatë trajtimit, Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve – Shkup, njofton se këto teste janë realizuar sipas protokolleve të punës për shkak të situatës së re, ato kanë përfunduar dhe rezultatet e fëmijëve dhe prindërve janë negative për Kovid-19.
Nga Klinika Universitare për Sëmundje të Fëmijëve, paralajmërojnë se teste do t’i bëhen edhe të gjithë punonjësve të Hemato-onkologjisë, ku nuk ka pacientë të prekur ose të dyshuar me virus, dhe pas marrjes së rezultateve, Klinika Universitare për Sëmundjet e Fëmijëve – Shkup do të informojë shtesë.