Përfundoi karantina shtetërore për 99 personat në hotelin Molika

Përfundoi karantina 14-ditore shtetërore për 99 personat, të cilët janë vendosur në hotelin Molika në Pelister. Personat e kanë braktisur hotelin më 15 prill.

Marketing

Gjatë ditës së djeshme, pas dezinfektimit të kryer dhe përgaditjet e nevojshme, kumtuan sot nga SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut, në objekt janë pranuar 94 persona të rinj, të cilët, në pajtim me dispozitat e reja, do të jenë në karantinë të vazhduar shtetërore prej tre javëve.

Grupin e ri e përbëjnë qytetarë të cilët janë kthyer nga Turqia, Sllovenia, Zvicra dhe Austria.

Për nevojat e institucioneve shtetërore, në dispozicion janë edhe hotelet e SHA EEM në Kodrën e Diellit, “Sllavija” dhe “Kodra e Diellit”, ku gjatë ditëve të ardhshme pritet po ashtu të kalojë periudha e karantinës për 154 persona, të cilët në këtë moment gjenden aty