Një 69-vjeçar nga Shkodra i shtruar në spitalin infektiv ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Ai ishte konfirmuar se ishte prekur nga koronavirusi i ri por sipas ministrisë së Shëndetësisë nuk ka qenë virusi shkak për humbjen e jetës.
“Pacienti 69-vjeçar nga Shkodra që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv, ka humbur jetën si pasojë e sëmundjes hemoragjisë cerebrale (aksidentit vascular hemoragjik). 69-vjeçari ishte prej 13 vitesh me tumor në kokë dhe kishte kryer 3 ndërhyrje. Kishte hemorragji cerebrale dhe ishte në gjendje të rëndë në koma”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.