Pse Belgjika mund të jetë vendi i goditur më rëndë nga koronavirusi

Pasi pësoi një rritje të papritur të mërkurën dhe të enjten në rastet e reja të infektuara me koronavirusin e ri dhe viktimat, Belgjika duket se është stabilizuar.

Marketing

Numri i rasteve të reja me koronavirus u rrit sot me 1,045 të prekur duke e çuar në 37,183 totalin. 290 persona humbën jetën nga e premtja në të shtunë për një total prej 5,453 viktimash.

Por megjithëse nuk ka shifra si ato të Italisë, Spanjës ose vendeve të tjera të mëdha të Europës, vendi me një popullsi rreth 11.5 milionë banorë ndodhet në një pozicion mjaft kritik krahësuar me popullsinë e saj.

Nëse nuk llogarisim vendet me popullsi nën 1 milion banorë Belgjika është vendi që ka humbur më shumë jetë në raport me popullsinë në gjithë botën. 471 të vdekur për një milion banorë. Situata nuk është më e mirë edhe sa i përket të prekurve pasi nga të gjitha shtetet e botës, Belgjika është e dyta, vetëm pas Spanjës, për numrin e të prekurve në një milionë banorë (3,208).

Nga 10 vendet më të prekura nga koronavirusi në botë, Belgjika është e dhjeta. Por duhet patur parasysh se 9 të tjerat janë të gjitha me popullsi mbi 45 milionë banorë pra minimumi 4 herë më të vogël se ai që konsiderohet kryeqyteti i BE që tashmë po kalon një nga krizat më të mëdha në histori.

Ende nuk dihet se sa i ka kushtuar ky bilanc forcës punëtore në Begjikë dhe se çfarë impakti do të ketë ai ekonomi. Megjithatë numrat tregojnë se në raport me popullsinë ai është vendi që është goditur më rëndë nga kjo pandemi.