Kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit këtë pasdite grupi i emigrantëve të riatdhesuar nga Italia.
Avioni Air Albania i nisur nga Roma mbërriti në vendin tonë në orën 16:55 me 110 pasagjerë.
Ata do të karantinohen për 14 ditë në hotelet në Durrës, të përcaktuara nga Ministria e Infrastrukturës.
Sot rinisën fluturimet nga disa destinacione në Europë për të rikthyer në atdhe shqiptarët që mbetën jashtë për shkak të mbylljes së kufijve si rezultat i masave të forta që u morën për të parandaluar përhapjen e epidemisë së koronavirusit.
Grupi i parë i shqiptarëve erdhi nga Stambolli. 45 persona, pjesa më e madhe studentë mbërritën në orën 09:25 në aeroportin e Rinasit.