Premier League shpreson të rinisë sezonin futbollistik në mesin e muajit qershor për tu mbyllur në fund të korrikut.
Kështu të paktën kanë rënë dakort 20 klubet e më të mirëve të futbollit britanik gjatë një video-konference ku u diskutua mbi atë që pritet të ndodhe në futbollin anglez në javët dhe muajit në vazhdim.
Për shkak të zgjatjes së kufizimeve nga qeveria angleze edhe me tre javë të tjera, stërvitja e klubeve nuk mund të nisë më përpara se mesi I muajit maj.
3-4 deri në katër javë duhet që lojtarët të stërviten për të fituar formen e tyre sportive, kështu që kampionati në mundësinë më të mirë duhet të nisë në 13-14 qershor, kuptohet me 92 ndeshje pa tifozë dhe me rregulla strikte për lojtarët dhe stafet e ekipeve.