Një lajm i mirë ka ardhur sonte nga Gjilani, teksa kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri ka konfirmuar se është mbyllur edhe një burim infeksioni në këtë qytet.
Siç ka thënë Haziri, pas shërimit edhe të dy pacientëve me COVID-19, burimi i infeksionit në Vrapçiq është mbyllur totalisht.
Ndërkaq, tetë persona me COVID-19 nga kjo komunë aktualisht janë në tretman teksa aktive janë edhe tri vatra të infeksionit.
Postimi i plotë:
Nga 15 mostrat e marra sot në Gjilan, dy raste të reja kanë rezultuar me #Covid19 pas kontaktit familjar dhe po mbahen në karantinë.
Lajmi i mirë është se dy raste tjera janë shëruar, duke e çuar në 21 numrin e të shëruarve plotësisht, derisa tetë persona janë në tretman. Pas Zhegrës, edhe në Vrapçiq është mbyllur burimi i infeksionit pas më nuk është asnjë i infektuar.
Ka mbetur Lladova, Deremalla dhe Arbëria që për momentin janë burim infeksioni dhe po monitorohen në formë strikte. Por, situata është nën kontroll dhe s’ka vend për panik. Apeloj të vetëpërmbaheni, mos shkoni askund me pi çaj.