Edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit.
Gjatë ditëve të kaluara kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert për besimtarët.
Vlen të ceket që nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve, që i bie se të gjithë këtë që kanë shkuar atje kanë shkelur rregullat e orës policore.
Pritet gjatë ditës të shihet se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve dhe a do të sanksionohen gjithë këta qytetarë të cilët kanë thyer rregullat e orës policore duke prezantuar në kishat.