UEFA, Champions dhe Europa League, njihuni me datat e rifillimit!

Java e ardhme pritet të jetë përcaktuese për fatin e futbollit në Europë teksa UEFA ka thirrur 55 federatat anëtare për të diskutuar mbi mënyrën se si do të rikthehen në fushë. Sipas “Sky Sport”, në varësi se si do të evoluoj Covid-19, hipoteza e parë është që Champions dhe Europa League të zhvillohen gjatë muajit gusht. Prej kohësh, UEFA ka vendosur 31 gushtin si afatin e fundit për të mbyllur kampionatet nacionale, në mënyrë që të programojnë më pas sezonin e ardhshëm.

Marketing

Në këtë periudhë UEFA ka përcaktuar edhe datat se kur mund të zhvillohet edhe dy turnetë më të rëndësishëm në europë, Champions dhe Europa League. Ndeshjet e kthimit në 1/8 e Champions League parashikohen të zhvillohen më 7 dhe 8 gusht ndërsa më pas ekipet që do të kualifikohen në fazën çerekfinale do ti nënshtrohen një turi të vërtetë force teksa janë të detyruar të luajnë çdo 3 ditë, datat e parashikuara janë më 11 dhe 12 gusht dhe ndeshjet e kthimit më 14 dhe 15 gusht. Sfidat gjysmëfinale parashikohen të luhen më 18-19 dhe ndeshjet e kthimit më 21-22 gusht. Finalja e madhe, nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve, pritet të luhet më 29 gusht në Stamboll. Europa League pritet të rifilloj më 2-3 gusht me ndeshjet e kthimit në 1/8 për të shkuar më pas në finalen e madhe më 27 gusht në Poloni.