Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë dollarë për rimëkëmbje pas pandemisë

Evropës do t’i duhen të paktën 500 miliardë euro nga institucionet e Bashkimit Evropian për të financuar rimëkëmbjen e saj ekonomike pas pandemisë, tha kreu i fondit të shpëtimit të zonës së euros.

Marketing

Në një intervistë në gazetën Corriere della Sera të Italisë, botuar të dielën, drejtori menaxhues i Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, Klaus Regling, tha se mënyra më e lehtë për të organizuar fonde të tilla do të ishte përmes Komisionit Evropian dhe buxhetit të BE.

“Unë do të thoja se për fazën e dytë na duhen të paktën 500 miliardë euro të tjera nga institucionet evropiane, por mund të jetë më shumë”, tha Regling.

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian ranë dakord më 9 prill, që zonës së euros, e cila FMN parashikon se do të zhytet në një recesion prej 7.5% këtë vit për shkak të pandemisë, do t’i duhen para për tu rikuperuar, por ata kishin ide të ndryshme se sa është shuma e nevojshme dhe si t’i siguronin ato.

Udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë sërish në një video-konference më 23 prill.