Arrestohet personi që la të vdekur bashkëfshatarin e tij

Personi me iniciale B.S. 43 vjeçar nga fshati Likovë është arrestuar, pasi pas një zënke fizike mbrëmë rreth orës 18:30 minuta ka therë me thikë bashkëfshatarin e tij J.S., i cili ka ndërruar jetë.

Marketing

Në sektorin për punë të brendshme në Kumanovë, mbrëmë rreth orës 19:00 nga ana e Shtëpisë së shëndetit publik është denoncuar se tek ata nga ana e ndihmës së shpejtë është sjellë një person pa shenja jete, i therur me thikë.

Pas denoncimit, ekspertizë në vendngjarje ka kryer Prokurori Publik dhe ekipi i SPB-Kumanovë.

Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi. Kryerësi i veprës B.S. është arrestuar dhe po punohet për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të rastit, pas çka do të pasoje edhe padi adekuate.