Arabia Saudite u kërkon myslimanëve të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të Ramazanit

Trupi më i lartë fetar i Arabisë Saudite ka nxitur myslimanët në mbarë botën që të mos mblidhen për lutje gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e koronavirusit, raporton BBC.

Marketing

Këshilli i Lartë i Dijetarëve tha që myslimanët duhet “të shmangin tubimet sepse ato janë shkaku kryesor i përhapjes së infeksionit”, raporton Agjencia Saudite e Shtypit e cila kontrollohet nga shteti.

Arabia Saudite, me shumicë sunite, ka mbyllur xhamitë e saj, duke përfshirë – Xhaminë e Madhe në Mekë – si pjesë e masave kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Ndërkohë, udhëheqësi Suprem i Iranit të sunduar nga Shiitët, Ayatollah Khamenei, ka thënë që myslimanëve nuk u kërkohet të agjërojnë gjatë Ramazanit, nëse veprimi i tillë paraqet një kërcënim për shëndetin e tyre.