Drejtori i NP “Parqe dhe Gjelbërim” Ardijan Muça ka paraqitur imazhet e bukura të qytetit të Shkupit të krijuara nga kjo ndërmarrje.
Me këto vepra artistike të realizuara nga ndërmarrja që drejtohet nga drejtori Ardijan Muça, sot Shkupi i ngjan metropoleve evropiane.
Edhe përkundër situatës së krijuar nga Covid-19, Muça ka vazhduar realizimin e projekteve të parapara për gjelbërimin e Shkupit. Ai shprehu mirënjohje për punëtorët e palodhshëm për punën e kryer me sukses.
“Sa e doni Shkupin?
Qyteti i heshtur, por zhurma e punës jep gjallëri . Bravo për punëtorët tanë që e zbukuruan kështu qytetin ”, ka shkruar drejtori Muça në facebook.*