Masat kundër Covid-19: SHBA-të përballen me protesta nën presionin për rihapje

Protestuesit kanë dalë nëpër rrugë në shtete të ndryshme në të gjithë SHBA-të, duke kërkuar që qeveritarët të rihapin ekonomitë e mbyllura nga pandemia e koronavirusit.

Marketing

Tubimet në Arizona, Kolorado, Montana dhe Uashington ishin të pritshme gjatë ditës së sotme, pas protestave të mëparshme në dhjetëra shtete.

Kërkesat për lehtësimin e kufizimeve janë rritur, megjithë rrezikun e një ringjalljeje të Covid-19 që mun të shkaktohet nga rihapja më e shpejtë se sa që do të duhej.

Presidenti amerikan Donald Trump ka sinjalizuar mbështetjen për protestat.

Trump, një republikan, duket se po i miratonte protestat kundër masave të rrepta të bllokimit, duke thënë të premten se urdhrat në vende si Minesota, Michigan dhe Virginia ishin “shumë të ashpra”.

Guvernatorët në disa shtete kanë filluar diskutimet për të planifikuar rihapjen midis shenjave të ngadalësimit, por rajone të tjera mbeten nën mbyllje të rreptë.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ishte i pari në vend që lëshoi ​​një urdhër kufizimi në mbarë shtetin, duke mbyllur shtetin më të populluar të vendit që nga 19 marsi.

Shtetet fqinje të bregdetit perëndimor Uashington dhe Oregon e ndoqën këtë praktikë ditë më vonë, duke iu thënë 11.5 milionë banorëve të tyre të qëndronin në shtëpi nga 23 marsi.

Guvernatori i New York Andrew Cuomo, njoftoi këtë javë se shteti do t’i zgjasë masat e qëndrimit në shtëpi deri më 15 mars.

“Ende duhet të sigurohemi që e mbajmë atë bishë nën kontroll. Ndërsa të gjithë ne jemi shumë të etur për të vazhduar me jetën dhe për të vazhduar më tej. Kjo është vetëm gjysma në këtë situatë të tërë”, tha Cuomo.

SHBA-ja është epiqendra e krizës Covid-19, me mbi 735,000 raste dhe gati 40,000 vdekje – por janë shfaqur shenja që pandemia po arrin kulmin e shpërthimit dhe se shkalla e infeksionit po ngadalësohet në disa shtete.