Lukaku mund ta bllokoj transferimin e Kumbullës te Interi

Interi insiston për të afruar Marash Kumbullën në merkaton e verës.

Marketing

Beppe Marotta është i gatshëm të paguajë dhe 20 milionë euro për kartonin e mbrojtësit.

Hellas Verona do të ishte shumë e lumtur me një shifër të tillë dhe është e gatshme të negociojë.

Drejtuesit e klubit janë të bindur nga lojtari shqiptar, por u ka dalë një problem i papritur. Fjala është për sulmuesin Romelu Lukaku që po insiston për një alternativë tjetër.

Ai po këmbëngul që Interi të afrojë në merkaton e verës Jan Vertonghen. 32-vjeçari del si futbollist i lirë në verë, pasi nuk ka pranuar të rinovojë me Tottenhamin.

Belgu është lojtar me eksperiencë dhe mund të mbulojë një rol të rëndësishëm tek Interi.