Kanda,16 të vrarë nga një sulm i armatosur

Një person i armatosur, i veshur si polic vrau të paktën 16 persona, përfshirë një oficer policie, në provincën e Nova Skocisë, njoftoi policia kanadeze.

Marketing

Policia paralajmëroi se mund të ketë më shumë viktima, ndërsa për sulmuesin tha se ka vdekur.

Më herët, policia tha se i dyshuari po drejtonte atë që dukej se ishte një makinë policie.

Sulmuesi vrau njerëz në disa vende në të gjithë rajonin, që do të thotë se autoritetet po përpiqeshin të përcaktonin numrin e saktë të viktimave.

Një zyrtare policore, Brenda Lucki tha se personi i armatosur kishte një motiv fillestar për krimin.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e përshkroi ngjarjen si “një situatë të tmerrshme”.

Policia e Nova Skocisë e identifikoi sulmuesin e pretenduar si 51-vjeçarin Gabriel Wortman.

Të shtënat masive janë të rralla në Kanada ku ligjet e pronësisë së armëve janë të rrepta./rel