Gjatë pasdites së djeshme pranë fshatit Sërbicë-Kërçovë, ka shpërthyer një zjarr pyjor, në të cilin janë përfshirë kryesisht pylli me lisa dhe shkurret.
Për shkak të afërsisë së shtëpive të fshatit, ky zjarr u veprua shumë shpejt dhe në mënyrë profesionale nga zjarrfikësit e Kërçovës dhe popullata vendase.
Zjarri fillimisht u lokalizua, u ndalua të përhapet më tej, dhe pak para mesnatës zjarri u shua plotësisht. Sasia e dëmit të shkaktuar nga zjarri do të përcaktohet më vonë, por gjëja më e mirë është që shtëpitë e fshatit nuk janë prekur, veçanërisht në rrezik ishte dhoma e veshjes e stadiumi të fshatit.