Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, është shtrirë në QKUK për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, mëngjesin e sotëm është shtrirë në QKUK pas disa komplikimeve shëndetësore që ka pasur.

Marketing

Siç merr vesh lajmi.net, presidenti Thaçi është shtrirë në Klinikën e Urologjisë për të marrë trajtime mjekësore.

“Nuk ka asgjë serioze dhe as të rrezikshme në lidhje me shëndetin e presidentit”, ka bërë të ditur ky burim.Mësohet se Thaçi u është nënshtruar analizave mjekësore nga stafi i urologjisë, aty ku është duke qëndruar për momentin.

“Nuk ka asgjë serioze dhe as të rrezikshme në lidhje me shëndetin e presidentit”, ka bërë të ditur ky burim.

Burime të lajmi.net, po ashtu kanë bërë të ditur se problemet shëndetësore që ka presidenti Hashim Thaçi nuk kanë të bëjnë aspak me koronavirus.Lajmi.net do t’ju mbaj të informuar në lidhje me gjendjen shëndetësore të presidentit, Hashim Thaçi