Lindi në kohë pandemie, prindërit vendosin ta quajnë Dezinfektues

Baby's feet on mothers hands. Horizontal Shot.

Jetojmë në epokën e koronavirusit, prandaj thuajse gjithçka lidhet me të. Madje dhe emrat e bebushëve që lindën në kohë pandemie. Kështu, një çift prindërish indianë i vunë emrin Dezinfektues, bebit të tyre. Ata thanë se e morën këtë vendim pasi dezinfektuesi ka aftësinë që të luftojë virusin.

Marketing

“Sa herë që njerëzit të flasin për koronavirusin, do të kujtojnë se dezinfektuesi i shpëtoi”, tha babai Omvir Singh.

Këta nuk janë prindërit e parë në Indi që i vënë një emër që ka lidhje me koronavirusin, fëmijës së tyre. Një nënë e re që lindi binjakë i quajti Corona dhe Covid foshnjet e saj, të lindur në Raipur, Indi mesnatën e 26 marsit, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim.