Grenell mohon të ketë folur për shkëmbim territoresh

Mandatory Credit: Photo by SALVATORE DI NOLFI/EPA-EFE/REX (10159173e) U.S. Ambassador to Germany Richard Grenell waits before speaking to people which protest anti-Israeli bias during the 'Rally for Equal Rights at the United Nations' at Place des Nations in front of the European headquarters of the United Nations in Geneva, Switzerland, 18 March 2019. Protesting against anti-Israeli bias during 'Rally for Equal Rights at the United Nations', Geneva, Switzerland - 18 Mar 2019

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i administratës Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se ai nuk ka folur për shkëmbim territoresh.

Marketing

Përmes një reagimi në Twitter, Grenell e ka mohuar këtë gjë, për të cilën ai ka theksuar se e ka thënë disa herë.

“Nuk ka pasur absolutisht fjalë për shkëmbim territoresh prej meje dhe nuk është diskutuar prej askujt tjetër në praninë time. Këtë gjë e kemi thënë shumë herë”, ka shkruar ai në Twitter.

Grenell këtij postimi ia ka bashkangjitur edhe një citat të gazetarit boshnjak, Jasmin Mujanoviq, i cili ka shkruar për konferencën online të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, për mediat ndërkombëtare.

“Kurti gjatë konferencës ka deklaruar se bisedimet për shkëmbim territoresh kishin nisur gjatë mandatit të Frederica Mogherinit dhe se po udhëhiqen drejtpërdrejt nga zyret e Vuçiqit dhe të Thaçit. Grenelli e kishte marrë këtë ide dhe ka vazhduar t’i bëjë presion bllokut të Kurtit për të lëshuar pe ndaj asaj që ai (Kurti) e ka quajtur zgjidhje e pamatur dhe e shpejt”.