Autobusët në NQP Shkup dhe transportuesit privatë prej nesër vazhdojnë të qarkullojnë në dy turne, gjegjësisht nga ora 5 deri në orën 9, dhe nga ora 13 deri në orën 16.
Siç bëjnë të ditur nga NQP, autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së shtunës, me përjashtim të linjave 9, 19, 20 dhe 23 të cilat do të qarkullojnë me itinerar të reduktuar të ditës.
Itinerari tjetër në periudhën e përkohshme nga terminët e theksuara të parat/të fundit, mund të shihet në faqen e itinerarit të NQP Shkup.
ORARI I PUNËS I BILETARIVE DHE QENDRAVE PËR PERSONALIZIM NË DITË PUNE
Biletaritë
Nga ora 7.30 deri në 14 do të punojnë biletaritë në Aerodrom, Gjorçe Petrov, Drapvë, Maxhari, Butel, biletaria në Tregun e Gjelbërt edhe atë në Autokomandë, afër Drejtorisë së NQP Shkup.
Qendrat për personalizim
Të hapura nga ora 7.30 deri në orën 14 do të jenë qendrat për personalizim në Karposh 2, në Bit Pazar dhe qendër në Qendrën transportuese.
Regjini i ri i ndryshuar në funksionim të transportit publik dhe orarit të punës të biletarive dhe qendrave për personalizim, do të vlejë në periudhën e ardhshme, deri në rekomandimet e reja të institucioneve kompetente.