KOVID-19, Soreca: Sa më të besueshëm janë testet, më efektive lufta

Luiggi Soreca, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, ka deklaruar se në Shqipëri do të mbërrijnë 20 mijë teste për COVID-19.

Marketing

Soreca shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale se donacioni në fjalë është nga Bashkimi Europian, ndërsa shpreson që sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta ndaj koronavirusit.

“Donacioni i BE për materiale kontrolli për COVID-19 është gjatë rrugës. 20 mijë teste do t’i vihen në dispozicion Institutin e Pajisjeve të Shëndetit Publik në Tiranë. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Tëitter.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar 26 viktima dhe 609 persona të infektuar

Marketing