Kurba e përhapjes së koronavirusit në Turqi po fillon të rrafshohet në majë dhe vendi synon të kthehet në jetën normale pas Ramazanit, i cili përfundon në fund të majit, citohet të ketë thënë presidenti Tayip Erdogan nga agjensia shtetërore e lajmeve Anadolu.
“Ne synojmë të arrijmë respektimin maksimal të masave gjatë muajit të Ramazanit dhe, me dëshirën e Zotit, një tranzicion në jetën normale për vendin tonë pas festës,” tha Erdogan, sipas Reuters.
Njoftimi vjen teksa shpërthimi Covid-19 në Turqi ka regjistruar 90,981 raste, duke kapërcyer Kinën për t’u bërë vendi i shtatë më i prekur në botë.
Vdekjet e raportuara mbeten shumë më të ulëta se vendet e tjera të goditura keq, rreth 2,140. Sidoqoftë, analiza nga të dhënat e Nju Jork Tajms për vdekjet në Stamboll tregon se 2,100 persona kanë ndërruar jetë në këtë qytet, duke sugjeruar se shpërthimi i koronavirusit mund të jetë shumë më i keq se sa raportohet nga zyrtarët.