Dibra nuk ka raste të reja me viursin Korona. Shifra e personave pozitiv mbetet në 51. Në izolim shtëpiak vazhdojnë të kontrollohen nga policia 53 persona. Gjatë uikendit të zgjatur nuk kishte shkelje të orës policore dhe Kryqi i Kuq i Dibrës ka bërë shërbime të rregullta në furniziminm e qytetarëve me gjërat e nevojshme.
“Kryqi I kuq ka bërë shërbimin të regullt në qytet dhe ka pasur 20 thirje prej të cilëve gjashtë kanë qenë për furnizim me ushqim dhe 14 për furnizim me barna.”- tha Hekuran Duka, kryetar i shtabit të krizës.
Aktivitetet e institucioneve vazhdojnë sipas masave të vendosura nga Qeveria dhe banorët e Dibrës vazhdojnë t’i respektojnë të njejtat.