Rastet e konfirmuara KOVID-19 në mbarë botën tejkalojnë shifrën 2.5 milionë

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri (COVID-19) në mbarë botën kanë tejkaluar shifrën 2.5 milionë.

Marketing

Të dhënat nga universiteti treguan se numri i vdekjeve nga koronavirusi kanë arritur në 171.718, ndërsa numri i pacientëve që u shëruan është 659.732.

Gjithsej 2.501.156 raste të konfirmuara janë regjistruar në mbarë botën, ndërsa SHBA mbetet vendi më i prekur nga ky virus, me gjithsej 788.100 të infektuar dhe 42.400 viktima.

Përderisa Italia renditet e dyta për nga numri i vdekjeve me gjithsej 24.114 viktima, Spanja renditet e dyta për nga numri i rasteve të konfirmuara me gjithsej 204.178 të infektuar.

Kina, vendi ku u shfaq për herë të parë koronavirusi dhjetorin e kaluar, ka regjistruar mbi 83 mijë raste të konfirmuara, por nuk ka raportuar viktima të reja pasi të enjten e kaluar konfirmoi gati 50 për qind rritje të numrit të viktimave, duke e çuar numrin e vdekjeve nga 3.345 në 4.636. Këto shifra vazhdojnë të ngrenë një pikëpyetje brenda dhe jashtë Kinës.