Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor në periudhën prej 16 marsit deri më 19 prill i kreu 639 inspektime të jashtëzakonshme në institucionet shëndetësore publike dhe private. Vetëm në një pjesë shumë të vogël të tyre u gjetën parregullsi dhe u lëshuan vendime për mënjanimin e tyre. Në periudhën e kaluar, Inspektorati Shtetëror Sanitar ka nxjerrë edhe vendime për vendosje nën mbikëqyrje për vetizolimin shtëpiak të 3.603 personave, kontakte të personave pozitivë në koronavirus, por edhe 902 vendime për trajtim shtëpiak, në raste kur mjekët kanë vlerësuar se gjendja e tyre e lejon një trajtim të tillë.
Në inspektim është inspektuar nëse punonjësit shëndetësorë janë të pajisur siç duhet me pajisje mbrojtëse personale, nëse kishte pajisje të mjaftueshme, nëse kishte dezinfektues të mjaftueshëm, hapësirë izolimi për një pacient që mund të jetë pozitiv në koronavirus, apo një dhomë për triazh dhe vëzhgim.
“Nga të gjithë këta 639 inspektime të jashtëzakonshme, një numër shumë i vogël i institucioneve shëndetësore kishin devijime minimale për të cilat u janë lëshuar vendime për mënjanim. Pastaj bëhet një kontroll i dytë shtesë për të parë nëse urdhrat nga vendimi janë ekzekutuar”, deklaroi drejtoresha e ISSHS-së, Irina Sotirova Buhova.
Sipas saj, të gjitha spitalet kanë protokolle për trajtimin dhe pranimin e pacientëve për shërbime të tjera që nuk lidhen me epideminë, në mbrojtje parësore, sekondare dhe terciare.
“Plotësisht është i mbrojtur secili pacient i cili do të kërkojë ndihmë në ndonjë prej institucioneve shëndetësore në vend”, thotë drejtoresha e ISSHS-së.
Sotirova Buhova në “Vetëm Intervistë” në Kanal 5 theksoi se deri më tani Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka nxjerrë vendime për vendosjen nën mbikëqyrje për vetizolim shtëpiak të 3.603 personave, të cilët ishin kontakte të personave pozitivë në koronavirus. Personat që trajtohen në kushte shtëpiake, theksoi Sotirova Buhova, kontaktohen nga mjekët e familjes, ndërsa nëse ka rritje të simptomave, kontaktohet nga një infektolog ose në rast të përkeqësimit, ai transferohet në klinikën më të afërt infektive. ls/shk/