Edhe pse duket e pabesueshme, një haker i ka kthyer plot 25 milionë dollarë fonde të vjedhura platformës së shkëmbimeve të kriptovalutave, dForce. Ai i mbajti ato për dy ditë, por befas ndryshoi mendje dhe i ktheu përsëri në vendin e tyre.
Sipas themeluesit të dForce, që është një shërbim online që lejon përdoruesit e tij të bëjnë transaksione të kriptovalutave me njëri-tjetrin, hakeri arriti t’i tërhiqte ilegalisht këto 25 milionë dollarë në kriptovaluta të ndryshme ditën e dielë.
Themeluesi i rrjetit kinez, Mindao Yand, shpjegoi se hakeri arriti t’i tërhiqte këto fonde pasi manipuloi sistemin duke ngritur fiktivisht sasinë e kriptovalutave në llogaritë e tyre dhe më pas i tërhoqi paratë pasi balanca të përditësohej.