Presidenca e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për takimin që presidenti Thaçi do të mbajë sot me partitë politike.
Në njoftim thuhet se Thaçi do të mbajë një takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.
Takimi do të mbahet me fillim prej orës 16:30, në sallën C të presidencës.
Ftesa e Thaçit për liderët vjen pasi që presidenti i dërgoi letër kryetarit të VV-së, Albin Kurti ku e njoftoi se ky i fundit nuk e ka shfrytëzuar të drejtën për krijimin e qeverisë së re.
Njoftimi i plotë nga presidenca:
Presidenti Thaçi i fton në takim të përbashkët liderët e partive parlamentare
Prishtinë, 22 prill 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot në orën 16:30, në sallën C-301, do të mbajë takim konsultativ me liderët e subjekteve politike parlamentare.
Gazetarët, fotografët dhe kameramanët lejohen të qëndrojnë në hollin e Kuvendit. Departamenti i Informacionit dhe Komunikimit me Publikun do të përkujdesët që mediave t’iu dërgojë fotografi dhe pamje vizuale nga ky takim.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!