Mjekët në Vuhan të shqetësuar, pacientët e shëruar infektohen sërish

Mjekët kinezë në Vuhan, ku koronavirusi u shfaq për herë të parë në dhjetor, thonë se ka një numër në rritje të rasteve ku njerëzit e shëruar nga koronavirusi, rezutltojnë sërish pozitiv pa shfaqur simptoma. Kjo sipas tyre është një nga sfidat më të mëdha teksa vendi kalon kështu në një fazë të re të betejës për izolimin e virusit.

Marketing

Sipas The Guardian, mjekët janë shprehur se pacientët rezultuan negativ për virusin në një moment pasi u shëruan, por më pas rezultuan përsëri pozitiv, diku rreth 60-70 ditë më vonë.

Perspektiva e njerëzve që reuztojnë pozitivë pësëri për virusin dhe për këtë arsye potencialisht infektiv, është një shqetësim ndërkombëtar, pasi shumë vende po kërkojnë të heqin masat bllokuese dhe të rifillojnë aktivitetin ekonomik pasi të ngadalësohet përhapja e virusit.

Deri më tani, nuk ka konfirmime të pacientëve të rinj pozitivë që infektojnë të tjerët, sipas zyrtarëve kinezë të shëndetit.

Kina nuk ka publikuar shifra të sakta se sa pacientë bien në këtë kategori. Por të dhënat nga spitalet kineze të bëra të ditura për Reuters, si dhe në raportet e tjera të mediave, tregojnë se ka të paktën dhjetëra raste të tilla.

Reuters raportoi se një burrë në Ëuhan, i cili ishte rreth të 50-ave, ishte akoma pozitiv me Covid-19 prej më shumë se dy muajsh pasi kishte rënë në kontakt me virusin për herë të parë.

Ai ishte trajtuar në dy spitale para se të transferohej në një qendër karantine të vendosur në një grup blloqesh apartamentesh në një pjesë industriale të Vuhan.