Rusia vijon të jetë shteti me trendin më të lartë të numrit të infektimeve nga koronavirusi në botë.
Vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportojnë më shumë infektime breda 24 orëve por ato tashmë janë në rënie dhe asnjë shtet më vete në raporton aq shumë raste sa regjstrohen në Rusi.
Sipas të dhënave zyrtare të autoriteteve në vend, 5,236 persona kanë rezultuar pozitiv në 24 orët e fundit dhe 57 kanë ndërruar jetë.
Në total Rusia ka rreth 58 mijë raste, gjysma e të cilave janë regjistruar vetëm 5 ditët e fundit. Aktualisht 513 persona deklarohet se kanë humbur jetën në spitale nga COVID-19 dhe 4,420 janë shëruar.