Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për hapat që do të ndërmarrë Presidenti Thaçi për krijimin e një qeverie të re.
Përmes një letre, Kurti shkruan se Presidenti nuk ka të drejtë të ndërmarrë këtë veprim pasi bie ndesh me Kushtetutën.
“Bazuar në rolin dhe funksionin si President, ju nuk keni të drejtë e as autorizim kushtetues për të konstatuar se kemi refuzuar propozimin e kandidatit për kryeministër kur nuk e kemi bërë këtë, ju nuk e keni në mandat e kompetencë që të përcaktoni përtej Kushtetutës se si e çfarë do të jetë qeveria, siç keni bërë këtyre ditëve në deklarimet publike dhe, me keqardhje konstatojmë se ende nuk na jeni përgjigjur se në bazë të cilës pikë të nenit 95 po veproni dhe po na drejtoheni”, shkruan Kurti.