Në organizimin e UNESCO-s sot u mbajt takimi i parë virtual i Ministrave të Kulturës së vendeve anëtare kushtuar ndikimit të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID 19 në sektorin kulturor, në të cilin morri pjesë edhe Ministri Hysni Ismaili. Në takimin virtual që në të vërtetë paraqet vazhdimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të mbajtur në 19 nëntor 2019, ministrat informuan për masat e iniciuara ose të ndërmarra në kuadrin e politikave të tyre nacionale dhe shkëmbyen mendime në lidhje me hapat e ardhshëm që do të merren në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar në mënyrë që të tejkalohen pasojat e krizës.
Ministri Ismaili në kuadër të takimit virtual, informoi për sfidat aktuale me të cilat përballet Ministria e Kulturës në zbatimin e masave dhe dekreteve të miratuara nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë në kushte të gjendjes së jashtëzakonshme në vendin tonë.
Prandaj,theksoi ai, me rëndësi të veçantë është vazhdimësia e bashkëpunimit dhe solidaritetit midis vendeve, si dhe mbështetja e UNESCO-s në drejtim të shkëmbimit të përvojave.
Qëllimi i takimit virtual të organizuar nga UNESCO është të mundësojë krijimin e një platforme për dialog të rregullt me Ministrat e Kulturës, në drejtim të inicimit të një reflektimi të përbashkët mbi ndikimin e krizës shëndetësore në sektorin e kulturës në nivel global, për të identifikuar pasojat ekonomike dhe sociale për sektorin kulturor në tërësi, si dhe angazhimin për të mobilizuar autoritetet dhe bashkësinë ndërkombëtare për të mbështetur sektorin kulturor.
Takimi është veçanërisht i rëndësishëm për shkak të mundësisë së shkëmbimit të përvojave midis vendeve të para të prekura nga pandemia dhe vendet ku kriza akoma po zhvillohet, me qëllim të prezantimit të masave për preventim, si dhe masave që përmes vlerësimeve paraprake të situatës në kulturë dhe sektorit kulturor në nivel kombëtar, ndikimi i krizës do të lehtësohej.
Në të njëjtën kohë, ky takim hapi mundësi për dialog në lidhje me masat që do të merren në të ardhmen, me qëllim që të jepen rekomandime që do të lehtësonin ndikimin e krizës shëndetësore në sektorin e kulturës në një afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë.
Në takim, Ministrat e Kulturës theksuan se pandemia e virusit COVID-19, edhe një herë përkujton se kultura është thelbësore për zhvillimin shoqëror dhe është një vektor i rezistencës dhe zhvillimit të njeriut nga pikëpamja sociale dhe ekonomike.
Për këto arsye kultura në mënyrë të pashmangshme duhet të përfshihet në politikat qeveritare dhe të kontribuojë në tejkalimin e kësaj krize të paparë.
Me respekt,