Futbolli në momentin që do të rinisë, do të fillojë në masa të forta sigurie por edhe pa tifozë në stadium, por në kompeticionet europiane mund të ketë edhe një tjetër risi, përveç se stadiumet do të jenë bosh, ndeshjet në Champions League dhe Europa League mund të zhvillohen edhe pa sistemin VAR. Lajmi publikohet nga mediat franceze.
“RMC Sport” raporton se frika e infektimit me koronavirus dhe distanca e shkurtër mes punonjesve në dhomat e VAR-it po i nxit drejtuesit e UEFA-s që të konsiderojnë mundësinë e heqjes së VAR-it për të mos rrezikuar jetën e punonjëse të vet.Ndërkohë, në Francë zyrtarët e futbollit po përgatiten që kampionati të vazhdojë me VAR-in.