Kryetarja e komunës së Tetovës, duke folur për problemet ekonomike, tha se sikurse të gjitha komunat tjera mbetet gjenerimi i mjeteve.
“Në afat të gjatë pra muajit në vijim si në komunën e Tetovës, akoma më shumë në komunat rurale dhe po ashtu në gjithë vendin, problemi kryesor do të paraqitet me Ndërmarrjet Publike Komunale të cilët gjenerojnë akoma më pak mjete se sa vet komuna. Ndërkohë janë këto institucione të cilat i mirëmbajnë të gjitha qytetet. Në këtë situatë kemi ata punëtorë të cilët janë edhe më të ekspozuar në rrezik edhe e bëjnë mirëmbajtjen dhe dezinfektimin e qyteteve tona. Për të mos ardhur në situatë që këto ndërmarrje të vijnë deri në vijën e ekzistencës në kemi kërkuar që qeveria të gjej një modus që punëtorët e këtyre ndërmarrjeve për muajt në vijim ti trajtoj me ndonjë mënyrë sikurse punëtorët e ndërmarrjeve private”, tha Teuta Arifi, në emisionin “ENTER”.
Ajo tha se mendon që do të gjendet një zgjidhje për tërë komunat e vendit.