Grubi: Gjithmonë kam ndarë bindjen që ora policore është e panevojshme!

Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte në Click Plus në TV21 foli për gjendjen aktuale që ndodhet në Maqedoninë e Veriut me virusin Covid-19 dhe orën policore që sonte u lehtësua sa do pak.

Marketing

Sipas Grubit ora policore është e panevojshme shkaku se rrit dendësinë në nj kohë të shkurtër.

“Gjithmonë kam ndarë bindjen se ora policore është e panevojshme, sepse ora policore kufizon kohën dhe rrit dendësinë e njerëzve për në një kohëzgjatje më të shkurtër për të kryer nevojat e tyre” u shpreh ish deputeti Grubi

Ndryshe sonte, qeveria vendosi që ora policore prej të hënës deri të premten të fillojë nga ora 19.00 deri në 05.00, të shtunën të nis nga ora 15.00 dhe të përfundojë të hënën në ora 05.00.