Ish Ish deputeti i BDI-së, Artan Grubi, sonte në Click Plus në TV21 foli për gjendjen aktuale që ndodhet në Maqedoninë e Veriut me virusin Covid-19 dhe iniciativën e LSDM-së për tu kthyer sërish kuvendi me punën e saj. Sipas Grubit, BDI nuk e ka idenë se për çfarë iniciative të LSDM-së po bëhet fjalë pasi ata si parti nuk janë njoftuar fare për këtë andaj edhe nuk e përmbajnë.
“Nuk e dimë për çfarë iniciative të LSDM-së bëhet fjalë, nuk e kemi parë, nuk jemi njoftuar me përmbajtjen, dhe nuk e di se si këto parti tjera politike thonë se e përmbajnë, dhe në qoftë se nuk janë njoftuar me përmbajtjen dhe si në mënyrë bllanko dëshirojnë që ta përmbajnë” u shpreh Artan Grubi sonte në Clik Plus në Tv 21.