Mbështetje nga BERZH-i prej 250 milion euro për ballafaqim me pasojat nga KOVID-19

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) këtë vit për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të destinojë pako prej 250 milion euro për mbështetje të sektorit financiar, sektorin energjetik, ndërmarrje të vogla dhe të mesme por edhe kompanitë e mëdha. BERZH-i do të aktivizojë “Pakon e solidaritetit” për ballafaqim me pasojat ekonomike nga pandemia e Kovid-19, ndërsa mbështetje domethënëse do të orientohet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë.

Marketing

Një pjesë e mbështetjes nga BERZH-i në vend është e orientuar edhe në projekte infrastrukturore që në periudhën e ardhshme duhet të finalizohen në bashkëpunim të ngushtë mes Qeverisë dhe BERZH-it.

Për aktivizim të “Pakos së solidaritetit” të BERZH-it është theksuar në video- konferencën onlajn të cilën kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat e Financave dhe Ekonomisë, Nina Angellovska dhe Kreshnik Bekteshi e kanë realizuar me kryetarin e BERZH-it, Suma Çakrabarti dhe bashkëpunëtorët e tij lidhur me gjendjen dhe pasojat e pandemisë.

“Kryetari i BERZH-it, Çakrabarti ka dërguar urime të sinqerta për anëtarësimin e vendit në NATO dhe fillimin e negociatave me BE-në. Ai ka thënë se BERZH mbetet i përkushtuar në mbështetjen e RMV-së në procesin e negociatave me BE-në dhe në periudhë të shkurtë do të nënshkruhet memorandum për bashkëpunim për këtë sferë”, ka informuar Pres shërbimi qeveritar.

Kryeministri Spasovski ka falënderuar mbi mbështetjen e deritashme të BERZH-it veçmas në këtë periudhë të vështirë dhe përfshirjen e vendit në “Pakon e solidaritetit”. Spasovski ka shprehur edhe përkushtimin e Qeverisë ndaj të gjitha projekteve të deritashme të hapura por edhe ndaj projekteve që janë në proces të planifikimit për mbështetje të rritjes dinamike ekonomike.