Shqipëri/Kuvendi miraton zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

Kuvendi ka miratuar me 91 vota pro, shtyrjen edhe për 2 muaj të fatkeqësisë natyrore për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Marketing

Shtyrja e gjendjes së fatkeqësisë nënkupton që masat kufizuese të vendosura nga qeveria të mbeten në fuqi deri më 23 qershor.

Kujtojmë se fillimisht qeveria e shpalli me 24 mars gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës të krijuar nga koronavirusi, për 1 muaj.