Komuna Saraj dhe Fondacioni Albiz, me aksion humanitar për nevojtarët

Komuna e Sarajit dhe Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz, lidhur me situatën e krijuar me COVID-19, këto ditë nisën aksionin humanitar për t’i ndihmuar familjet në nevojë. Me këtë aksion, të siguruar nga donatorët e Fondacionit, do të ndihmohen me pako ushqimore 125 familje nga vendbanimet e Komunës së Sarajit.

Marketing

Kryetari i Komunës, z. Blerim Bexheti, nga afër u njoftua me përgatitjet për këtë ndihmë, si dhe këtë e shfrytëzoi për të biseduar me afaristët, donatorë të Fondacionit Albiz, rreth problemeve dhe sfidave në punën e tyre. Po ashtu u bisedua edhe për çështje të tjera se si mund të ndihmohen familjet me status të rrezikuar social.