MBPEU: Prej nesër tërhiqet ndalimi i lëvizjes në pyje dhe tokën pyjore

Me ndryshimin e kushteve të motit dhe zhvillimin pranveror të vegjetacionit rreziku i zjarreve në vende të hapura është zvogëluar dhe për shkak të kushteve të reja të krijuara Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave me kërkesë të NP “Pyjet Kombëtare” heq ndalimin e lëvizjes në pyje dhe në tokën pyjore.

Marketing

Vendimi për heqjen e ndalimit të lëvizjes në pyje dhe në tokën pyjore hyn në fuqi nga dita e nesërme më #24Prill (#ePremte).

Lusim gjithë qytetarët që të sillen me përgjegjësi gjatë lëvizjes nëpër pyll, të kujdesen për natyrën, të mos hedhin materiale djegëse, me këtë sjellje të kujdesshme do të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit jetësor.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2640244049632537&id=100009409022343